E diel, 15 Shtator, 2024
10.1 C
Pristina

Learta edhe n’deti shkon me gjith këtë ari në trup

Reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, Learta Jakupi, vazhdon të impresionojë me stilin dhe elegancën e saj të veçantë, edhe gjatë pushimeve verore.

E njohur për shijen e saj të hollë në modë dhe dashurinë për detajet luksoze, Learta ka treguar edhe një herë se aksesorët e arit janë pjesë e pandashme e paraqitjeve të saj, pavarësisht destinacionit apo rastit.

Në fotografitë e fundit të ndara në rrjetet sociale, Learta shfaqet duke shijuar pushimet në një ambient relaksues dhe veror, por ajo që bie në sy është përdorimi i kujdesshëm dhe i rafinuar i aksesorëve të arit.

Nga varëset elegante, byzylykët delikatë, deri te unazat dhe vathët me dizajne unike, çdo detaj duket i menduar me kujdes për të plotësuar dhe ngritur nivelin e stilit të saj./InfoKosova/

Shiko fotot:

Nga Rubrika