Learta Jakupi më në formë se kurrë

Learta Jakupi është një ndër fytyrat më të komentuara të show bizit shqiptar, kjo për shkak se tanimë ajo është bërë pjesë e familjes së njohur, familjes Salihu.

Çdo postim i saj kthehet në kryefjalën e mediave roze duke u bërë kështu më i komentuari, shkruan Kosovarja.

Ndërkaq ajo së fundmi ka postuar edhe një foto e disa video në llogarinë e saj në Instagram më saktësisht në Instastory, ku po duket në top fromë edhe pas lindjes së saj.

Në fotot që ajo ka postuar ka të veshur një fustan ngjyrë të kaltër ku ka pozuar në ambientin e punës së saj ku ajo aktualisht punon e që është një biznes që Learta po e drejton.

Kujtojmë, së fundmi Learta është bërë nënë për herë të dytë, por kësaj here nënë e një vajze që kanë vendosur ta quajnë Matina. /Kosovarja/