Learta pozon e lumtur përkrahë vjehërrisë

Është nusja më e përfolur në showbiz, por njëkohësisht edhe më e dashura.

Learta Jakupi tanimë është një emër mjaft i njohur, e krejt kjo për shkak se fat të jetës e zgjodhi Kushtrimin, djalin e Shyhrete Behlulit.

Learta dhe Shyhretja janë komentuar shpesh edhe për raportin e shëndoshë që kanë njëra me tjetrën, duke u cilësuar si më të mirat nga ato re-vjehërr.

Ato madje edhe i dedikuan këngë Nexhmije Pagarushës e cila u nda nga jeta më 7 shkurt të këtij viti.

Por siç duken nuk e kanë ndërmend të ndalen, pasi që edhe mbrëmë dyshja re e vjehërr janë shfaqur bashkë në ambiente skenike.

Shoqërues i tyre mësohet të jetë edhe bashkëshorti i Shyhretes, Luli.

Sot Learta ka pozuar mjaft e lumtur pranë dy vjehrrive të saj./Kosovarja/