Ledina Çelo: Jeta është më e bukur pas të dyzetave

Ajo ka kohë që ka bërë një shkëputje nga muzika, ndonëse vazhdon të jetë një personazh i dashur për publikun.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Ledina Çelo, e cila prej disa vitesh është zhvendosur bashkë me familjen në Gjermani.

Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe e video të ndryshme.

“Jeta është më e bukur pas të dyzetave”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë një fotografie të hedhur në Instagram, aty ku numëron mbi 100 mijë ndjekës.

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në pjesën e komenteve nga miqtë e fansat.