Web Analytics

Ledioni nuk po mund ta “duroj” Romeon, reagon “ashper” Donaldi

Botuar nga: InfoKosova

Romeo Veshaj është njëri ndër banorët më të përfolur të BBVA.

Ai përafërsisht është duke ‘luajtur’ si binjaku i tij, Donaldi.

Debatet me banorët e tjerë dhe romanca e kanë karakterizuar lojën e tij.

Spektakli i natës së sotëm ka nisur me diskutime për marrëdhënien e tij me Heidin.

Në një moment ndërsa po fliste Françeska, Romeo tha se nuk e duron dot, e se për këtë prezantuesi Ledion Liço i tha të shkojë në dhomën e gjumit.

Për këtë koment ka reaguar edhe vëllai i Romeos, Donald Veshaj, në një postim në InstaStory.

“Të shkoj ky djali tek dhoma e gjumit nuk ka prime. Fakt”, ka shkruar ai.

Romeo është shprehur edhe sot se nuk i beson më Heidit dhe se për këtë është krisur raporti i tyre.

Heidi nga ana tjetër e fajëson duke u shprehur se është ndikuar nga banorët e tjerë që ai të nisë të dyshojë në raportin e tyre.

Shiko foton:

Të FUNDIT