Antonela Berisha është një nga konkurrentet e BBV më të diskutuara jashtë shtëpisë, ndoshta për shkak se nuk ka kaluar shumë kohë që kur e kemi parë në emisionin “Për’Puthen”.
Sigurisht ajo për çfarë mbahet mend më shumë Antonela është ‘lufta’ me Ledjanën për Mevlanin, i cili në fund zgjodhi Ledjanën.
Por, a po vazhdon akoma kjo ‘armiqësi’?! Mesa duket po.
Ledjana ka komentuar në Instagram “dihet”, kur është pyetur se kë do donte të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Të gjithë kanë aluduar se, sigurisht, e ka për Antonelën.