Ledjanes i bëhet vetja monoton, merr vendimin drastik

Ledjana Prenga është një nga vajzat më të komentuar të momentit.

Ajo mori një famë shumë të madhe nga emisioni dhe nga lidhja e dashurisë me Mevlanin.

Pas daljes nga emisioni dhe ndarjes nga Mevlani, Ledjana është fokusuar tërësisht tek vetja dhe dashuria për palestrën.

Së fundi e kemi parë Ledjanën të bëjë shumë ndryshime në pamje.

Herë bjonde, herë flokët me fije lejla dhe tashmë është kthyer sërish në brune.

Kur ishte pjesë e Përputhen, Ledjana u komentua shumë për operacionet dhe pati shumë nga ata që e gjykuan se kishte bërë buzët silikon.

Por së fundi Ledjana e ka mohuar këtë duke treguar se buzët e saj nuk janë silikon.

“Tani mos më thoni më buzët silikon”, shkruan Ledjana, teksa thotë në video se vendosi të shkrijë fillerin.