Ledri selam Dj Blunt: Kur të doni, derën e shtëpisë ma dini

Ledri Vula ka vepruar krejtësisht ndryshe nga Dj Blunt.

Dj Blunt javën e kaluar pas lajmit të bashkëpunimit mes Ledrit dhe Capital T, doli me një deklaratë mjaft linçuese ndaj dyshes në fjalë, duke i quajtur ata artistë të do.bët.

Dje në intervistë më ‘NIN’, Ledri Vula u pyet për këtë gjë, dhe ajo çfarë tha ishte krejt ndryshe nga Dj Blunt.

“Unë nuk kam ‘be ef’ me Bluntin e as me Real 1, përkundrazi i kam shumë simpatikë dytë, funny mu kanë dok gjithë edhe i kam shkuar në këngë edhe i kam pas në albumin e parë.

Se kam vetëm një album, i kam edhe dy me Skillz, unë i kam pasur në album të parë të dytë”.

“Ai që ka ‘be ef’ me mua kur të doni derën e shtëpisë ma dini, kur të doni çka të doni, por unë s’kam ‘be ef’ me askënd”, ka qenë përgjigja e Ledrit.