Ledri uron babain për ditëlindje me fjalët më të bukura

Agron Vula, babai i Ledri Vulës, sot feston ditëlindjen, e në mesin e shumë urimeve nuk kishte si të mungonte edhe urimi i reperit.

Ai ka publikuar një fotografi në ‘Instagram’, ku duken të dy së bashku, krahas kësaj fotografie, Ledri ka zgjedhur fjalët më mira për ta uruar babain e tij.

“Gëzuar ditëlindjen Agron Vula! Baba i babave, njeriu shkon duke u plakur, ti shkon duke u bërë më i ri. Ishalla të kam ngjarë ty dhe këtu. Të dua”, ka shkruar reperi.

Ndryshe, Ledri tashmë është baba i një vajze dhe po shijon ndjesitë si baba i ri./Lajmi.net/