Legjenda e NBA u shuajt në kodrat e Kalifornisë, kjo është vlera e pasurisë së tij marramendëse

Kobe Bryant, një prej legjendave të NBA humbi jetën tragjikisht pasi helikopteri me të cilin ai udhëtonte humbi lartësi.

Helikopteri u përplas në kodrat e Kalifornisë pas një zjarri në kabinë.

Së bashku me 4 persona të tjerë në bord, u raportua se nuk pati të mbijetuar nga aksidenti.

Fatmirësisht bashkëshortja e tij Vanessa dhe 3 vajzat nuk ishin në bordin e helikopterit.

Ai u tërhoq nga basketbolli pas sezonit të vitit 2016.

41-vjeçari shpenzoi 20 vite të karrierës së tij me LA LAKERS, duke u kthyer në një nga lojtarët me më shumë trofe e çmime të fituara.

Për 2 dekada ai fitoi 5 kampionate.

Pasuria e tij në vitin 2019 është llogaritur 500 milion dollarë.