“Leo Messi është futbollisti më i mirë i 25 viteve të fundit”

Prestigjiozja britanike “Four Four Two”, ka bërë së fundmi një renditje të 25 futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit në 25 vitet e fundit.

Gjithmonë sipas kësaj reviste, Lionel Messi meriton vendin e parë, ndërsa ndiqet nga Cristiano Ronaldo.

Në vendin e tretë, është renditur Zinedine Zidane, për të vazhduar me Ronaldon brazilian, Ronaldinhon, Thierry Henry… etj.

Deri në top 10, vend ka edhe për Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Paulo Maldini dhe Roberto Baggio.

Ja renditja “Top 10”:

Lionel Messi ARG

Cristiano Ronaldo POR

Zinedine Zidane FRA

Ronaldo Nazario de Lima BRA

Ronaldinho Gaucho BRA

Thierry Henry FRA

Xavi Hernández ESP

Andrés Iniesta ESP

Paolo Maldini ITA

Roberto Baggio ITA