Leonora Jakupi përgatit iftarin me produkte Serbe

Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi vazhdon të jetë një emër i komentuar kur bëhet fjalë për këngët patriotike, ndaj të cilave në shumë raste reagojnë edhe mediet në Serbi.

Krahas kësaj, ajo çfarë mori vëmendjen e ndjekësve ishte një video e saj e publikuar së fundmi, ku shihet duke përgatitur iftarin me vajin e importuar nga Serbia edhe pse bojkotimi i mallrave të tyre vazhdon të kërkohet ende.

Kujtojmë se, kënga “Komandant” e publikuar nga këngëtarja jave më parë ka marrë një mbështetje te madhenga fansat e saj.

Ajo i dedikohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatës Speciale në Hagë, kënga e artistes nga Drenica, u bë virale dhe u komentua mjaft ashpër nga mediat serbe të cilat e quajtën skandal./GazetaBlic/