Leonora Jakupi propozon të trefishohen pagat e stafit shëndetësor

Këngëtarja e mirënjohur nga Drenica, Leonora Jakupi, ka propozuar që pagat e stafit shëndetësor të treshifohen.

Me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ajo ka thënë se pagat duhet të rriten, duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe sensibilizimin e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme për vendin.

“Propozoj që pagat e stafit shëndetësor të trefishohen, pas parasysh rrezikshmërinë dhe sensibilizimin e tyre në këtë situatë”, ka shkruar krahas imazhit ajo.

Deri më tani, ka arritur në pesë numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë, të cilët momentalisht janë në trajtim në QKUK.

Ndërkaq, në shtetin amë u raportuan mbi 38 raste të evidentuara me virusin vdekjeprurës coronavirus apo COVID-19.

Në anën tjetër, Leonora është mjaft aktive në muzikë, gjersa javën e kaluar performoi në koncertin e organizuar në Prekaz, për nder të Epopesë së UÇK-së. /Telegrafi/