Leonora në ditën e lindjes ka një mesazh shumë prekës për nënën e saj

Leonora Jakupi po feston sot ditëlindjen e 41-të.

Këngëtarja nga Drenica ka vendosur që në ditëlindjen e saj të falënderojë dhe të thotë disa fjalë për nënën e saj.

Leonora ka postuar një fotografi të bukur ku shihet afër nënës, të dyja të përqafuara dhe të buzëqeshura.

Ajo shkruan se si kjo ditë është festë për të, pasi u bë nënë për herë të parë dhe flet për jetën e vështirë që ajo ka pasur.

Ne kete dite te veçante per Ty , dua te t’falenderoj per cdo sakrifice tenden e shtrenjta ime!

Jeta nuk ka qene e lehte per ty e as per mua , se bashku ja dolem mbane te gjitha sfidave te jetes.

Prandaj kjo eshte dita jote,dita kur ti u bere nene per here te pare!

Lus Zotin te t’kem me jete te gjate e ditet e lindjes time ti pres ne krahrorin tend!”, ka shkruar Leonora Jakupi në postimin e saj./Gazeta Express/