Lëshohet me parashutë nga droni në 330 metra lartësi

Ingus Augstkalns nga Letonia është lëshuar me parashutë nga 330 metra lartësi, pasi është ngritur nga një dron i madh.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon pajisjen me 28 helika dhe 16 rotor, që peshon 70 kilogramë, teksa e ngrit atë me shumë lehtësi.

“Dronët do të lehtësojnë jetën dhe do të dërgohen në misione të shpëtimit, por pse të mos shfrytëzohen edhe për argëtim”, ka thënë Augstkalns.

Madje, lëshimi me parashutë nga kjo pajisje që lëviz më 60 kilometra në orë, po konsiderohet të bëhet si një disiplinë e veçantë sportive.

Shiko Videon: