Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, nëna Ames rrëfeu ngjarjen që i ndodhi derisa ishte në një restorant me beben e saj 10 muajshe.
Derisa ajo po qëndronte ulur, beben Charlotte e kapi uria dhe nëna vendosi që ta ushqente me gji aty për aty, shkruan EssentialBaby.
Nëna e re vazhdoi me gjidhënie dhe gjatë kësaj kohe tentoi që të pijë të paktën një gllënjke kafe para se të ftohet.
Kur mbaroi, erdhi kamerierja me një dhuratë, një letër dhe një ëmbëlsirë.
“Faleminderit shumë që po e ushqeni me gji fëmijën tuaj këtu.
Shumë dashuri dhe respekt”, shkruante në letër.
Kjo bëri që nëna e re të shpërthej në lot dhe t’i hidhet në përqafim njeriut që shkroi letrën.
“Këso lloj gjestesh janë përkrahëse për nënat dhe kemi nevojë”, shkroi ajo.
“Për mua ka qenë shumë e vështirë ta ushqej beben me gji.
Askush nuk është e përgatitur për këtë dhe të gjithë presin që ti ta bësh për mrekulli”, u shpreh Ame.