Lexoni cilët partnerë tradhtojnë më shumë

Një studim britanik i botuar në revistën “SexResearch”, sugjeron se sa më i lartë dhe i rëndësishëm të jetë pozicioni juaj në punë, aq më shumë mundësi keni të jeni të pabesë dhe të tradhtoni partnerin.

Studimi, i cili është drejtuar nga psikologu social Dr Joris Lammers ka bërë lidhjen mes tradhtisë dhe pozicionit të punës, duke mbledhur të dhënat e 610 femrave dhe meshkujve heteroseksualë holandezë.

Nga studimi ka rezultuar se 9% e njerëzve që kishin një punë jo me shumë pushtet, kanë treguar se kanë tradhtuar partnerin, 24% e atyre që kishin një punë mesatare e kanë pranuar këtë fakt, ndërsa tek personat që kishin një pozicion të lakmueshëm pune dhe ishin drejtues të lartë, sipas studimit, kanë qenë rreth 37% e të analizuarve ata që kanë tradhtuar partnerin.

Duke u bazuar tek studimi, skandalet sek.suale mbi femrat dhe meshkujt e pushtetshëm janë bërë të zakonshme edhe në media, edhe pse meshkujt kanë qenë më shumë protagonistë, duke qenë se është më e pranueshme dhe më e kollajtë të “kapësh” apo “gjuash” një mashkull që ka një pozicion të mirë pune, se sa një femër me të njëjtin post në punë.