LGBTI kërkoi të hiqet termi ‘Nënë’: Aktori i njohur shqiptar reagon ashpër

Ditët e fundit, një kërkesë e çuditshme ka ardhë nga komunitetit LGBTI, të cilët propozojnë që të hiqet termi “nënë” dhe “baba” nga përdorimi në dokumente.

Sipas komunitetit LGBTI, në vend të këtyre termeve, duhet të përdoret “prind që ka lindur”.

LGBTI pretendon se përdorimi i ‘gjuhës gjiore’ do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave.

Ky komunitet kërkon që në pasaporta, fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Lidhur me këtë kërkesë ka reaguar aktori Jul Deda, i cili u shpreh i revoltuar në lidhje me debatin që është nisur së fundi.

“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne.

Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht.

Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, shkruan Deda.