Liberalizimi i vizave, Diplomati gjerman: Vonesë e gjatë – kredibiliteti i BE-së është në diskutim

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se kjo është një vonesë e gjatë.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.

Vonesë e gjatë – kredibiliteti i BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger.