Web Analytics
BallinaLideri Suprem i Iranit: I kemi dhënë shuplakë të fortë Amerikës

Lideri Suprem i Iranit: I kemi dhënë shuplakë të fortë Amerikës

Udhëheqësit iranianë u zotuan të Mërkurën që do t’i japin fund pranisë së SHBA në rajon, duke përshkruar lancimet raketore ndaj objektivave amerikane në Irak si “vetëmbrojtje”.

“Ne i god.item ata (amerikanët) në fytyrë mbrëmë” me një lufte raketore, por veprimi ushtarak nuk është i mjaftueshëm,” tha udhëheqësi Suprem Ali Khamenei në një fjalim para kombit.

Ai foli disa orë pas sulmit në bazat ushtarake në Irak të përdorura nga forcat amerikane.

Ndërkohë Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Uashingtoni mund të ketë “prerë krahun” e Soleimanit por ata do të presin “këmbën” e Amerikës si kundërpërgjigje.

“Ne do të presim këmbët e Shteteve të Bashkuara. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë “prerë krahun” tone, gjeneralin Qassem Soleimani, Irani do të përgjigjet duke prerë “këmbët” e tyre”- ka thënë ai.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit