Limaj: Kurti do të mbahet mend si politikan që brenda ditës mashtron e gënjen

Kryetari i Nismës Socialdemokrate e ka quajtur skandaloze konferencën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me paralajmërimin se do ta heqin pjesërisht taksën 100 nga produktet serbe dhe atyre të BeH.

“Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit.

Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve”, ka thënë ai.

Limaj thotë se në konferencën e sotme gënjeshtrën e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk.