Limaj për ministrat e Kurtit: Këta rrinë me kravata në zyra, n’4 shkojnë n’shpi

I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ministrat në qeverinë e Albin Kurtit.

Limaj thotë se derisa ai vetë ishte ministër, i frymëzonte njerëzit për të punuar.

Ndërkohë, po sipas Limajt, ministrat e Kurtit e lënë punën në orën 16:00.

“Na kemi ditur me frymëzuar.

Unë nuk kam qëndruar në zyre, unë s’kam thënë nëse më vjen vendimi e nënshkruaj nëse jo s’është përgjegjësi e imja”, thotë Limaj në emisionin Pressing në T7.

“Praktika e këtyre ministrave është me ndejt në zyre.

Me dalë mirë me kravata, në 4 pasdite si të kryhet orari i punës me shku në shpi.

Vikendeve me i marrë fëmijët e me shku në Selanik ose me shku në Shqipëri”, shtoi ai.

“Ne nuk jemi kufizuar se edhe unë kam mundur me nejt në zyre dhe në orën 4 ose 5 pasdite me shku në shpi.

Ne e kemi fut për herë të parë praktikën me punu edhe natën.

Shteti i ri do frymëzim”, theksoi Limaj.