Lionel Messi bën gjestin prekës, ndërton spitalin më të madh në europë për fëmijët e sëmurë

Përveçse një futbollist i madh në fushën e lojës, Lionel Messi është dhe një njeri me zemër të gjerë.

Ylli argjentinas prej vitesh ka krijuar një fondacion të tijn duke ndihmuar personat në nevojë dhe gjithmonë kujdeset që gjithçka të mos bëhet publike.

Së fundmi, fondacioni “Lionel Messi” ka menduar një vepër madhore.

Brenda këtij viti do të ndërtojë një spital gjigant, që do i dedikohet fëmijëve të sëmurë me kancer.

Kjo qendër do të jetë më e madhja e llojit të saj në Evropë.

E gjithë kjo vepër do të kushtojë 30 milionë euro dhe do të ngrihet në qytetin e Barcelonës.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve ishte edhe Leo Mesi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër.

Ai tha:

Është një moment shumë i lumtur, është e jashtëzakonshme të jesh pjesë e këtij projekti dhe të shohësh teksa realizohet.

Falënderoj njerëzit, që ndihmuan për të bërë të mundur gjithë këtë.

Shpresoj që pas kësaj, fëmijët të mund të luftojnë më me forcë këtë sëmundje mizore dhe në të mund t’i ndihmojmë ato.

Ndihem shumë i lumtur që kam arritur të bashkëpunoj në realizimin e kësaj ëndrre”.