Lipjan, i dashuri i kërkon 70 mijë euro ose do t’ia dërgoj familjarëve fotografitë intime

Policia e Kosovës ka njoftuar se vi.ktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj.

Rasti ka ndodhur në komunën e Lipjanit.

I dyshuari tjetër vëllai i vi.ktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka ka.nosur me vr.asje.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/