Lirim Kastrati dhe gruaja e tij nuk do të pagëzojnë vajzën: Nuk jemi fetarë, kur të rritet do ta zgjedhë vetë fenë

Futbollisti kosovar Lirim Kastrati dhe e dashura e tij, modelja Sinjake Anđela Šimac, ditë më parë janë bërë prindër të një vajze, dyshja e pagëzuan vajzën me emrin, Indiah, Angjela zbuloi se nuk planifikojnë ta pagëzojnë vajzën e tyre.

“Në fund të fundit, unë kam lindur në një familje katolike, ndërsa Lirimi në familje myslimane, nuk do ta detyrojmë vajzën tonë për besimin fetar, kur të rritet do ta zgjedh vet atë që do ta besojë”, tha Angjela.

Çifti ende nuk kanë bërë plan për martesë, ani pse futbollisti dëshiron, por Angjela thotë se martesa në letër nuk do të thotë asgjë.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne e duam njëri-tjetrin, në fund të fundit, ne kemi një fëmijë, jemi bërë një familje e vogël”, tha ajo./Indeksonline/