Lladrovci: Kam drejtuar traktor e bager, por aeroplani është diçka tjetër, njëjtë sikur drejtimi i Komunës

Kryetari i Komunës së Dreansit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një video ku shihet duke drejtuar një aeroplan.

Ai tha se kjo eksperiencë “është diçka tjetër”, krahasuar me të gjitha ato të mëparshmet.

“Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e l.uftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër”, ka shkruar Lladrovci,

Ai e krahasoi drejtimin e aeroplanin me udhëheqjen e komunës.

“Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani.

Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar”, shkroi Lladrovci.

“Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca.

Kryetari sikur piloti i mirë, merr përsipër këto rreziqe dhe së bashku me të gjithë udhëtarët aterron shëndosh e mirë”, ka shtuar ai.

Lladrovci tha se në këtë çështje nuk mjafton talenti.

“Po, për këtë, përgjegjësia është e plotë me veprime të sakta edhe gjatë pilotimit edhe gjatë qeverisjes.

Nuk mjafton talenti që mëson shpejt e me ia fillue me grah aeroplanin.

Përvoja e jep shijen për një opsion.

Ky opsion i vetëm është rruga e drejtë!”.