Lladrovci takohet me Ahmetin: U zotova se shpejtë do ta testojmë mikpritjen tradicionale të Drenicës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se sot është takuar me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lladrovci ndër të tjera shkruan se pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Takimi me Shpendin është çdo herë edhe i mirë, edhe prodhor, sepse ka efekte që ma vonë ju dëgjohet krisma.

Pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë.

U zotova se do ta pres së shpejti në Drenas dhe do ta testojmë mikpritjen tradicionale të Drenicës.

Pavarësisht sfidave të metropolit, edhe ne në komunat tjera u kemi dhënë rrugë disa problemeve të pushtetit lokal duke realizuar pritshmëritë e qytetarëve.

Vera shkon shpejt!

https://www.facebook.com/ramizlladrovci/photos/a.1820224444916329/2729700090635422/