Londër/ Kërkohen vullnetarë për tu infektuar me Covid-19!

Paguhen 3500 stërlina, ose më pak se 4 mijë euro, për tu infektuar nga dy viruse të ngjashme me Covid 19 dhe për të ndihmuar kështu shkencëtarët që të gjejnë një vaksinë.

Njoftimi vjen nga Londra dhe është shfaqur në sajtin angles Hvivo, shoqëri që promovon Flucamp, një projekt që kërkon eksperimentime të reja për të testuar disa lloj vaksinash.

Janë 24 vullnetarët që ekspertët e laboratorëve të qendrës “wueen mary” në Whitechapel, pronësi e Hvivo, po rekrutojnë për studimin.

Tek vullnetarët do të injektohen dy viruse më të dobëta të Covid-19 që shkaktojnë simptoma respiratore të ngjashme për koronavirusin por më pak të rënda.

Pacientët do të qëndrojnë në izolim për dy javë dhe duhet të ndjekin një dietë specifike.

Nuk munden as të bëjnë ushtrime fizike.

Në përfundim të dy javëve, do t’iu bëhet një vaksinë e zhvilluar nga laboratorët Hvivo.

Vullnetarët do të qëndrojnë më pas në karantinë, nën vëzhgimin e European Pharmaceutical Manufacturer.