Loredana dhe Mozzik prindër për herë të dytë? Detajet që i zbulojnë hapur

Me veprimet e reperes së fundit dyshojmë për një shtatzëni të dytë të mundshme.

Loredana ka ditë që ka shkuar në pushime me Mozzik dhe vajzën e tyre, Hanën.

Pas shumë problemeve në lidhjen e tyre dhe ndarjes për një kohë, çifti i shumë komentuar kanë lënë anash të gjitha dhe duket i kanë harruar problemet dhe  po e shijojnë jetën e tyre si familje.

Loredana, Mozzik ka ditë që janë në pushime në Dubai dhe nga atje po publikojnë postime të shumta në profilet e tyre zyrtare, pikërisht disa imazhe që reperja ka publikuar vënë në dyshime se në mënyre jo direkte ka pranuar se është shtatzënë..

Një fotografi e saj, e cila ka postuar shihet në një restorant bashkë me vajzën Hanën dhe shohim se e mbulon barkun me këmbën e saj dhe në mbishkrimin e postimit ka shkruar: “Nënë e lumtur” në gjuhën angleze.

Ndërsa edhe një foto tjetër që reperja ka publikuar na bën të dyshojmë, e veshur me një bluzë të gjerë me ngjyrë të zezë, Loredana ka vendosur dorën e saj në bark.

Kemi edhe imazhe tjera që ka publikuar dje veshur me bluzën e reperit Mozzik me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë.

Loredana ka shkruar në këtë postim: “Përshëndetje babyblue”, dhe mund të dyshohet se i referohet dëshirës së saj që shtatzënia e dytë të jetë djalë pasi ngjyra e kaltër simbolizon fëmijën djalë.

Po ashtu, Loredana mbishkrimit i ka vënë edhe një shishe të fëmijëve.

Ndryshe, Loredana nuk ka zbuluar asgjë do presim dhe shohim nëse këto dyshime janë të sakta./Lajmi/