Loredana, pas ndarjes nga Mozziku, nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje tjetër deri më sot. Ajo në një postim në Instastory, ndau një moment duke mbajtur dorën e një mashkullit gjatë udhëtimit me makinë. Loredana nuk shfaqi identitet e personit që po e shoqëron, duke e lënë pikëpyetje për ndjekësit e saj, shkruan “Kosovarja”
Lidhja e Loredanës dhe Mozzikut, vazhdon të jetë njëra ndër më të komentuarat. Loredana shpesh ndan momente nga jeta e saj personale teksa poston në rrjete sociale vajzën e saj. Ajo ka ndarë për ndjekësit disa pamje nga shtëpia e saj ku ndihej dhe atmosfera e festave.
Në njërën prej fotove Loredana shfaqi pemën e Krishtlindjes, ku gjithashtu duket edhe vajza e saj, Hana. Mirëpo ato çka ranë më së shumti në sy ishin disa korniza të varura në mur, ku në njërën prej tyre duket Loredana me ish-partnerin e saj Mozzik. Në fakt fotoja është e bashkëpunimit të tyre muzikor por edhe pse të ndarë këngëtarja duket se mban ende fotografitë e njëri-tjetrit në shtëpinë e saj.
Kohe me pare Loredana u perfol per nje lidhje dashurie me reperin Noizy, pas bashkpunimit qe paten veren e kaluar me kengen “Heart attack”. Kjo ishte njera nder kenget me te degjuara te atij viti, pasi ishte edhe nje konkurenc mes ish partnerit te saj Mozzik me Butrint imerin dhe Tayne. Shiko foton: