Loredana në bikini, e fotografoi Mozzik apo Hana?

Ka disa ditë që Loredana dhe Mozzik kanë nisur pushimet bashkë me vajzën e tyre Hanën.

Postimet e tyre po marrin  vëmendje, pasi që çifti para një viti i kishin dhënë fund martesës.

Por siç duket Lori dhe Mozzi janë një nga çiftet që dëshmojnë se kur dashuria ekziston asgjë nuk është e pamundur.

Gjatë qëndrimit të tyre në Dubai nuk po mungojnë imazhet e shumta.

Është Loredana ajo e cila ka sjellë një foto në bikini, meqë rast shkruan ‘Faleminderit Hana’.

A thua e falënderon për foton apo që falë saj janë bashkur dhe po bëjnë pushime?/Kosovarja/