Loredana pëson lëndim në xhirimet e klipit me Don Xhon

Loredana dhe Don Xhon kanë bashkuar forcat për herë të parë dhe brenda pak ditësh do të publikojnë videoklipin e tyre “Gjuj për to”.

Dyshja tashmë kanë përfunduar xhirimet dhe sipas pamjeve të publikuara kemi parë se një skenë është realizuar në “Paint ball” dhe si duket pikërisht aty Lori mori disa lëndime në duar, të cilat i ka treguar edhe për fansat përmes një fotografie.

Ky videoklipi pati edhe të papritura të tjera, pasi patën një ndërprerje të xhirimeve edhe nga policia në qytetin e Ferizajit ku si duket nuk kishin marr leje për të xhiruar ndërsa më pas reperi ka zbuluar se edhe janë dënuar.

Xhirimet nuk ishin të lehta për artistët por sipas tyre ja ka vlejtur pasi dyshja po paralajmërojnë një hit.

Kënga do të publikohet me 12 nëntor.

Shiko foton: