Web Analytics
BallinaSHOWBIZLoredana po paralajmëron diqka?

Loredana po paralajmëron diqka?

Loredana është një repere mjaft e dashur për publikun. Ajo numëron shumë hite dhe shpesh publikon foto nga përditshmëria e saj me të bijën.

Së fundmi, ajo ka lajmëruar se ka gati projektin e saj të radhës.

Mësohet se projekti muzikor titullohet “Blicke” dhe do të publikohet në orën 23:59 të enjten.

Reperja e reklamon shpesh jetën e saj luksoze në rrjetet sociale dhe në muzikën e saj. Shumë tekste këngësh të Loredanës janë rreth parave, makinave të shtrenjta, etj.

Në rrjetet sociale ajo poston vazhdimisht foto me makina të shtrenjta, apo tufa parash si në këtë rast.

Madje Loredana nuk ngurroi të pranonte pak kohë më parë se ka kërkuar 120 mijë euro për një performancë në një Festival.

Gjë që ka shkaktuar reagime të shumta dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë konsideruar kërkesën e saj si ‘kapriço’ dhe ‘të tepruar’.

Gjithë këtyre kritikave ajo iu përgjigj asokohe duke publikuar një foto me shumë para në dorë dhe disa varse argjendi shumë të shtrenjta. Si duket reperja ka dashur të tregojë se është mësuar me para dhe jetën e tillë.

Jo vetëm kaq por ajo vijon të komentohet ende së bashku me Mozzik edhe pse janë ndarë./iconstyle

Shiko postimin:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by babymama (@loredana)

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit