Web Analytics
BallinaSHOWBIZLoredana “thumbon” sërish Mozzik nëpërmjet vajzës së tyre, Hana?

Loredana “thumbon” sërish Mozzik nëpërmjet vajzës së tyre, Hana?

U duk se i ndaluan thumbimet për njëri-tjetrin, por një fragment nga një projekt i ri i Loredana Zefit duket se tregon të kundërtën, reperja ka publikuar në “TikTok-un” e saj një video ku këndon një pjesë siç duket nga kënga e saj e re, ku ka folur për marrëdhënien me vajzën e saj.

E në një situatë të tillë nuk kishte si të kalonte pa u përfshirë edhe babai i vajzës së tyre, Mozzik, si përshkrim të videos në fjalë Loredana ka shkruar diçka që ka bërë jo pak përshtyje “A janë paratë më të rëndësishme që nuk je me fëmijën tënd?”

Këtë pyetje shtron Zefi, ndërsa ne kemi një tjetër pyetje: Mendoni se ky është një thumb i pastër për ish-partnerin e saj, Mozzik? Kujtojmë që më 18 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Hana Aliu, vajza e Loredanës dhe Mozzik festoi 4 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, dyshja lanë gjithçka kishin me njëri-tjetrin dhe u bënë bashkë qoftë për një ditë.Hana e festoi ditëlindjen bashkë me mamin dhe me babin. Loredana ndau edhe një video të saj me Hanën, që përmbledhte disa nga momentet e tyre të veçanta së bashku.

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit