Lori duket për mrekulli në fotografitë e reja.
Në prag të festave të fundvitit, shumë prej të famshmëve tanë kanë realizuar fotosesione të reja.
Edhe këngëtarja Loreta Kaçka-Lori, vendosi që ta realizojë një set të tillë, ku shihet tejet e bukur.
Në fotosesionin me motive festive, Lori ishte veshur me kostum me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, ndërsa dukej për mrekulli.
Komentet pozitive nuk mungonin sipër këtyre fotografive të këngëtares, e cila njihet për stilin e veçantë.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Lori titullohet “E ke harru”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.