Këngëtarja e njohur shqiptare, Loreta Kaçka – Lori, prej vitesh është një emër shumë i dashur për publikun.
Ajo shumë pak ka qenë e komentuar në jetën private dhe deri më tani nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie.
E njëjta së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Shija e Anës”, ndërsa gjatë bisedës është pyetur nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë, autorja e këngës “Për ty jetoj” është përgjigjur se është tradhtuar, por edhe ka falur.
“Kush s’është tradhtuar, po patjetër. Por, unë jam tip që i marr gjërat shumë shtruar dhe mendoj që njerëzit gabojnë dhe patjetër që duhet të falen”, “E kam pak problem tek puna e faljes, se jo gjithmonë fal. Por, kam falur, ka shumë raste që fal dhe nuk pendohem për gjërat që bëj”, vazhdoi më tej artistja.