Lorik Cana është baba i dy fëmijëve, djalit Boiken dhe vajzës Enkeleida.
Fëmijë erdhën në jetë nga martesa e ish-futbollistit me arkitekten italiane me emrin Monika.
Duke qenë se njihet për dashurinë e tij për çdo gjë shqiptare dhe patriotizmin, askush nuk u habit kur Loriku u la këta emra shqip fëmijëve të tij.
Por historia qenka ndryshe, nuk paska qenë Loriku ai që ua paska vendosur këta emra por italiania Monika.
I ftuar në Atv, gjakovari ka zbuluar historinë se si erdhën deri te emrat Boiken dhe Enkeleida.
Ai ka thënë se pëzgjedhjen e ka bërë Monika por që kishte një kusht nga ana e tij.
“Unë i kam thënë Monikës dua emër shqiptar, ilir, ndërsa përzgjedhjen do e bësh ti”
Mes tjerash Loriku ka thënë se djali i tij, Boikeni, ka filluar të meret me disa sporte por që futbolli i pëlqen më së shumti dhe mbase në të ardhmen do të kemi edhe një futbollist nga familja Cana.
I pyetur se kush është krenaria më e madhe e tij ai u përgjigj padyshim për fëmijët/party