Lotët e 70-vjeçarit që i shpëtoi koronavirusit na emocionuan të gjithëve

Lot gëzimi dhe emocioni vijnë këtë herë nga një provincë e Ancona-s në Itali.

Filippo Leoni, 70-vjeçar, më në fund ka lënë spitalin pasi ka rezeltuar negativ nga testi i fundit për Coronavirus.

Mjekët dhe infermierët e Osimo-s (provincë në Ancona) e shoqëruan 70-vjeçarin drejt daljes me duartrokitje, duke e përgëzuar për kurajën e treguar gjatë një muaji terapi në spital.

Duartrokitjet e personelit shëndetësor e përlotën Filippo-n, që la spitalin pasi provoi dy tamponat e fundit negativ për Coronavirus.

Covid-19 e goditi atë në fillim të marsit dhe e detyroi të qëndronte në spital gati një muaj.

Këto pamje janë ato të daljes nga spitali, disa ditë më parë.

Filippo nuk e fshehu emocionin, por as vetë mjekët dhe infermierët, pavarësisht pajisjeve mbrojtëse.

Shiko Videon:

https://www.instagram.com/p/B_VDKApn_HJ/