Web Analytics
BallinaSHOWBIZLuana e mrekullueshme me pozat me fustan të shkurtër

Luana e mrekullueshme me pozat me fustan të shkurtër

Duke qenë ndër personazhet më të pëlqyera të ekranit, Luana Vjollca nuk heziton të vë në plan të parë dukjen e saj në postimet që i bën në rrjetet sociale.

Moderatorja e bukur ndiqet nga më shumë se dy milionë fansa në Instagram, profilin e zgjedhur për imazhet që tregojnë hiret e saj.

Ajo është rikthyer me emision të ri një tjetër televizion shqiptar dhe fansat e saj e kanë mirëpritur pas pauzës që kishte bërë.

Në vazhdën e publikimeve në rrjetet sociale, gjatë të hënës, Luana i ka publikuar disa fotografi me veshjen nga emisioni, në të cilat shfaqet me fustan të zi të shkurtër që tregon figurën e admiruar trupore.

Mirëpo vëmendje të madhe ka marrë thënia, të cilën bukuroshja e ka zgjedhur në përshkrimin e këtyre imazheve.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, është thënia e zgjedhur për këto fotografi.

Nuk dihet nëse është kjo një kundërpërgjigje virtuale ndaj ironizimit të aluduar të aktori dhe moderatori, Donald Veshaj.

Më herët është spekuluar se komiku që u bë i popullarizuar për publikun e gjerë me pjesëmarrjen në ‘Big Brother VIP’, kishte ironizuar me Luanën përmes një postimi në InstaStory.

Ai citohej të ketë thënë: “Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, që aludohej të kishte të bënte me falënderimin që shprehu moderatorja ndaj publikut për mirëpritjen e emisionit.

Ka pasur fansa që e kanë etiketuar Donaldin, derisa nuk ka munguar një koment i Beatrix Ramosajt: “Vajzë, tregoju si bëhet!”. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit