Luana vjen me foto të bukura nga Rahoveci

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca është parë në fushat me lule bozhuri në Rahovec, teksa ka paralajmëruar këngën e saj të radhës.

Luana Vjollca ka treguar edhe njëherë se është bërë kosovare.

Këngëtarja dhe moderatorja kosovare, e cila ka kohë që përflitet si e dashura e Krenar Çoçaj, biznesmen kosovar, ka postuar një set të fotografive me një fustan portokalli të çelur teksa ka treguar pak gjëra nga projekti i saj i ri.

“AMeRa eshte kenge e shpirtit! Eshte per njeriun tim te jetes… dhe ndaj po gjej veshtiresi ta publikoj…”, ka shkruar ajo poshtë këtyre fotove.

Kujtojmë se Luana është kthyer në YouTube me një emision të shkurtër të titulluar “Thuaje” si dhe ka realizuar një ep me këngë të cilat janë kundër keq trajtimit ndaj grave. /Express/