Luana Vjollca dhe Ariana Fejzullahu bëjnë “xing” me fustan

Luana Vjollca dhe Ariana Fejzullahu janë dy nga të famshmet shqiptare që njihen për stilin e tyre frymëzues për shumë vajza.

Së fundmi ato kanë bërë “xing” duke u shfaqur me veshjen e njëjtë.

Një fustan të zi me dekolte të hapur Luana e pati veshur në javën e modës së mobilerive në Milano, në një nga brendet më prestigjioze siç është Philipp Plein.

Me fustanin identik, së fundmi u shfaq edhe Ariana Fejzullahu, e cila po ashtu komplimentohet vazhdimisht për stilin e saj.

Bashkëshortja e Ermalit ka publikuar në Instagram disa foto me këtë veshje por nuk ka zbuluar se ku u paraqit me të.

Shiko fotot: