Luana Vjollca e ka të vështirë ta publikojë këngën për personin e zemrës, kërkon më shumë kohë

Moderatorja, Luana Vjollca po vazhdon me projektin e saj “Thuaje”, nga i cili publikon histori personale për çdo javë.

Për këtë episodë, moderatorja kishte paralajmëruar se projekti muzikor do i dedikohet personit të saj të zemrës.

Mirëpo, sot Luana ka njoftuar se e ka të vështirë ta publikojë këngën dhe rrëfimin për personin e zemrës, duke kërkuar më shumë kohë.

“Sa vështirë, nuk po mundem ta publikoj rrëfimin dhe këngën “A me ra” i përket shpirtit tim. Më falni kam nevojë për më shumë kohë”, ishte mbishkrimi i Luanes, ky postim mori komente të shumta nga fansat dhe miqtë e artistes ku e mbështetën atë./lajmi.net/