Luana Vjollca shpëton një jetë me punën e saj

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca u shfaq së fundmi mjaft e emocionuar, jo vetëm kaq por ajo ka publikuar së fundmi edhe një këngë rreth bul.lizmit.

“Ke shpëtuar një person në moment kritik të jetës…”, një person iu drejtua asaj sa i takon këngës.

Disa ditë pas publikimit të Thuaje EP1, Luana ka marrë shumë mesazhe nga mbështetësit e saj madje, ajo tregon se ndjekësit e saj janë frymëzim për të.

Mirëpo, ajo bën me dije se pas Thuaje EP1, do të dalë edhe Pj2 e Thuaje, jo vetëm kaq, por Luana premton edhe një tjetër projekt të ri muzikor.

Moderatorja ka publikuar një foto së fundmi, ku ka bërë edhe një shkrim, ajo thotë se është e lumtur që ka arritur të jetë zëri i shumë personave sadopak.

“Nuk e bëj dot ndryshimin vetëm, duhet të jemi gjithë bashkë…” shkroi ajo.