Web Analytics
BallinaUncategorizedLuani i frikësuar nga shpërthimi i fluskës

Luani i frikësuar nga shpërthimi i fluskës

Kujdestari i kafshëve i njohur vetëm si Tony, e ka filmuar luanin Moto që jeton në kopshtin zoologjik në Hertfordshire të Anglisë, teksa frikësohet nga fluska.

Kafsha që njihet si shumë e fuqishme dhe e ashpër, ka kërcyer nga frika në momentin që ajo shpërtheu dhe iu zhduk nga sytë.

“Ky është një ndër momentet më të dobëta që përjetoi Moto, megjithëse ai është shumë i fortë” shkruan lidhur me videon, që u lansua në ditëlindjen e tij të dhjetë.

Në anën tjetër, organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, e kanë shfrytëzuar këtë rast, që të akuzojnë për mbajtjen e padrejtë të tyre në kafaze.

“Gjallesat duhet të jenë në natyrë dhe jo në hapësira të mbyllura, sepse më pas i frikësohen edhe flluskës”, është komentuar kjo ngjarje.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/pwlpk/videos/10154444785386914/

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit