Web Analytics
BallinaUncategorizedLufta kundër virusit, Kina lëshon robotët

Lufta kundër virusit, Kina lëshon robotët

Firmat kineze të robotikës janë përfshirë në përpjekjet për t’i gjetur një zgjidhje krizës së koronavirusit që ka përfshirë vendin e ka mbjellë frikë në mbarë botën.

Mediat e huaja thonë se ato kanë krijuar një pajisje që thuhet se po përdoret për dezinfektimin e hapësirave publike.

Sipas AFP-së, bëhet fjalë për Robotin ‘Thor-1’, të përshkruar nga media shtetërore si një “armë e fuqisë së jashtëzakonshme” kundër koronavirusit.

Demonstrimi i mënyrës sesi vepron roboti është bërë në një park në Hangzhou në Kinën lindore, një qytet ky pjesërisht i bllokuar prej Covid -19.

Zyrtarët në Pekin e kanë shpallur luftën kundër virusit të rrezikshëm si prioritet kombëtar.

Qeveria kineze ka shpenzuar miliarda dollarë për subvencione dhe kredi për të nxitur përparimin e inteligjencën artificiale në vend.

“Lufta kundër epidemisë nuk mund të arrihet pa mbështetjen e shkencës dhe teknologjisë”, ka deklaruar më herët presidenti Xi Jinping.

Ai këmbëngul që Kina të zhvillojë hulumtime klinike për vaksinat dhe ilaçet antivirale, si dhe të zgjerojë opsionet e blerjeve në internet për dhjetëra miliona njerëz që janë duke qëndruar brenda katër mureve, me shpresën se kështu do të frenohet përhapja e sëmundjes.

Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë i bëri thirrje për ndihmë disa ditë më parë sektorit të teknologjisë duke sugjeruar vendosjen e robotëve, makinave për matjen e temperaturës në mënyrë që të shmanget kontakti mes njerëzve.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit