Luftoi 20 vite me kancerin, COVID-19 i merr jetën gazetares së njohur

Një gazetare amerikane që luftoi me kancerin për 20 vite nuk ka arritur të mundë koronavirusin e ri, COVID-19.

Maria Mercader ishte në spitalin e Nju Jorkut që në shkurt por ndërroi jetë të dielën.

Pas infektimit me koronavirus, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Ajo ishte 54 vjeçe dhe punoi për median CBS për tre dekada.

“Mercader luftoi me kurajë ndaj kancerit për 20 vite duke bërë trajtime dhe kirurgji.

Për kolegët dhe familjen, ishte një inspirim dhe simbol i shpresës sa herë kthehej në punë pasi fitonte një betejë kërcënuese për jetën”, njoftoi media CBS.