Edhe pse shpesh herë Olta ka thënë se ajo do të jetë fituese e këtij edicioni të Big Brother Vip 2, mbrëmë ajo pranoi që çmimin e madh do ta marrë Luizi duke befasuar me fjalet qe tha.
Duke bërë batuta me banorët, Olta tha se ata po qëndrojnë kot në këtë shtëpi, sepse fitoren do e marrë Luizi sipas Oltës, ai është i duhuri për këtë format, sepse krijon situata në shtëpi.
Prandaj Luizi është pretendent për çmimin e madh, ajo shtoi se edhe Tea e meriton finalen ndersa Tea ishte ne fillim me e afert me Luizin ajo tash shihet me afer Oltes megjithese nuk e ka pranuar kete.
Ndryshe, jo vetem nga Olta si me batute, por edhe nga shume njerez jashte Luizi po konsiderohet si favoriti kryesor per te fituar cmimin e madh prej 100 mije euro ne kete spektakel.