Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LiveLuizi i është bërë “halë” në sy Oltës, e fajson për marrëdhënien e krisur...

Luizi i është bërë “halë” në sy Oltës, e fajson për marrëdhënien e krisur të saj me Efin!

Efi Dhedhes dhe Olta Gixhari nuk e durojnë njëra-tjetrën brenda shtëpisë së “BBV”, dhe këtë e dëshmuan më së miri mbrëmjen e djeshme.

Pas debatit që patën në “Prime” ditën e sotme aktorja ka vënë në pah arsyen e ftohjes së marrëdhënies së saj me ish-konkurrenten e Per’puthen. Olta ka bërë përgjegjës Luiz Ejllin, duke u shprehur se që në momentin që ai është bërë shok me Efin ajo nuk i flet më më gojë.

“Unë atë nuk e kam sharë kurrë. Ditën që ka hyrë Luizi në miqësinë e saj, ajo filloi papritur të mos më fliste më me gojë. Se unë me Efin nuk kam pasur një marrëdhënie të thellë, por kam pasur një marrëdhënie normale. Disa batuta që bënim me njëra-tjetrën dhe qeshnim. Aq ishte, por ishte korrekte. Ditën që ka hyrë Luizi në shoqërinë e saj marrëdhënia u katandis kështu,”-shtoi Olta.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Efi dhe Olta duhet të bëheshin bashkë për provën e javë nga ku varej buxheti i tyre dhe të kujdeseshin për beben kukull.

Efi ishte e para që i pohoi banorëve se provën e kishin të humbur, ndaj nga kjo mori ‘zemër’ dhe Olta duke u shprehur se nuk pranonte ta kryente provën e javës.

Moderatorja Arbana Osmani i mori dy vajzat në dhomën e rrëfimit duke kërkuar të qetësonte gjakrat mes tyre, gjë që u duk e pamundur.

Ndjesë kërkoi vetëm Efi, për fjalën “e neveritshme” që përdori për Oltën, ndërsa kësaj të fundit iu duk se nuk kishte asnjë gabim ndaj nuk erdhi një kërkesë falje.

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit