Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LiveLuizi pushton rrjetin, lë pas edhe kryeministrin Kurti

Luizi pushton rrjetin, lë pas edhe kryeministrin Kurti

Fenomeni ‘Luiz’ pushton rrjetin, lë pas edhe kryeministrin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit parlamentare i ka thyer të gjitha rekordet e mbështetjes politike, duke i marrë mbi 50 për qind të votave, si asnjëherë në ndonjë palë zgjedhje në Kosovë.

Por banori i Big Brother Albania, shkodrani Luiz Ejlli, duket se i ka thyer të gjitha rekordet e mbështetjes popullore. Sikur për asgjë tjetër, kosovarët janë unik se kë mbështesin si më të pëlqyerin e tyre në spektaklin BBVA.

Në një sondazh me 1605 respondentë, UBO Consulting bëri matjen e opinionit publik, ku një nga pyetjet pati për protagonist banorin që spikati më shumë në Big Brother VIP Albania, Luizin. Në pyetjen se ‘cili është banori juaj i preferuar në Big Brother VIP Albania?’, një pjesë masive e respondentëve që shohin spektaklin BBVIP, zgjodhën Luizin.

Përkatësisht 90.5% e të anketuarve në Kosovë, thanë se Luizi është banori i tyre i preferuar. Kujtojme se Nita Latifi eshte banorja e vetem nga Kosova, pasi Shpati dhe Arjana jane larguar ka ky format duke u eleminuar me votat e publikut.

Rrjetet Sociale

630,561FansaPëlqeje
28,204NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit