Modelja shqiptaro-italiane, Jori Delli është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP mbrëmjen e të shtunës. 28-vjeçarja u prezantua përmes një vallezimi sensual me trupën e baletit të Top Channel.
Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitiv. Madje fansat e Luiz Ejllit mendojnë se ata mund të shkojnë si çift.
Duke qenë se modelja ka qëndruar shumë pranë këngëtarit sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin.
Por ditën e sotme, bukuroshja brune ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e ka vëlla të madh. Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar) Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai? Jori: Luizin e kam vëlla të madh.